Pasi prezantoi videot muzikore te përdoruesit Premium, Spotify njofton për një veçori të re të Audiobooks: numërimin mbrapsht.
Ky funksion i lejon përdoruesit e Spotify “të ruajnë paraprakisht” librat audio përpara datës së tyre të publikimit.
Pasi libri të ruhet, mbi të do të jetë i dukshëm një numërim mbrapsht që shfaq kohën e mbetur deri në publikimin e tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
Kur libri të publikohet, Spotify do të njoftojë përdoruesit se ai është i gatshëm për dëgjim.
Veçoria e re do të jetë e disponueshme në të gjitha shërbimet ku librat audio janë të disponueshëm, duke filluar nga mesi i prillit.
Ndryshe, që kur u publikua në vitin 2023, përdoruesit kanë dëgjuar më shumë se 150 mijë tituj unik përmes shërbimit premium të Spotify. /Telegrafi/