Sporting Lisbona po “bredh” me zgjedhjen e trajnerit të ri pas largimit të Ruben Amorimit në Old Trafford, ku u prezantua si trajneri i ri i Manchester United.
Në fillim të nëntorit, Amorim u largua nga ‘Jose Alvalade’ për t’iu bashkuar Djajve të Kuq, të cilët paguan një klauzolë blerjeje në shumën prej 10 milionë euro.
Më 11 nëntor ai u zëvendësua nga ish-përfaqësuesi portugez Joao Pereira, i cili nuk ia doli shumë mirë në stolin e kampionit aktual të Portugalisë.
Që nga ardhja e tij, klubi ka përjetuar katër humbje radhazi, pas të cilave është stabilizuar paksa dhe ka festuar dy fitore dhe një barazim, por kjo nuk ka mjaftuar që drejtuesit e Sportingut ta lënë në stol, edhe pse ai kishte kontratë deri në 2027.
🚨🟢 Sporting confirm they’ve sacked the head coach João Pereira who had replaced Rúben Amorim in November.
The new manager is Rui Borges, set to be unveiled as new head coach in the next hours. Documents signed. pic.twitter.com/JwTRzt4vSc
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 26, 2024
Ata kanë konfirmuar shkarkimin e ish-reprezentuesit portugez dhe në vend të tij kanë sjellë trajnerin e fundit të Vitoria Guimaraes, Rui Borges.
Për të do të paguajnë gati gjysmën e klauzolës së blerjes që klubi anglez i ka paguar për Ruben Amorimin, pra pak më shumë se katër milionë euro.
Borges do të nënshkruajë kontratë me kampionin aktual të Portugalisë deri në vitin 2026 me mundësi vazhdimi të saj edhe për një vit shtesë nëse palët janë të kënaqura. /Telegrafi/
𝐑𝐮𝐢 𝐁𝐨𝐫𝐠𝐞𝐬 é o novo treinador do #SportingCP 🦁
Bem-vindo ao reino do Leão, míster 🫡 pic.twitter.com/QGh7c993yE
— Sporting CP (@SportingCP) December 26, 2024