LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Përfundimet nga Procesi i Berlinit do të jenë shtytje në sigurinë kolektive evropiane

Spasovski: Përfundimet nga Procesi i Berlinit do të jenë shtytje në sigurinë kolektive evropiane

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në konferencë për shtyp me kolegë të tij pjesëmarrës në konferencën ministrore që në kuadër të Procesit të Berlinit po mbahet në Poznanj të Polonisë, theksoi se kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendet nga Ballkani Perëndimor, sepse referohet për aktivitetet e ndërmarra dhe arritjet në temat e rëndësishme strategjike, por edhe në mënyrë që të kontrollohet ajo që është bërë dhe të këmbehen përvoja dhe propozime shtesë.

Ato i referohen luftës kundër korrupsionit, emigracionit, bashkëpunimit rajonal në raport me kërcënimet e ndryshme të sigurisë si dhe udhërrëfyesi për zgjidhje të qëndrueshme për posedim ilegal, keqpërdorim dhe tregti me armë të vogla dhe të lehta dhe municion në Ballkanin perëndimor deri në vitin 2024.

Sip njoftojnë nga MPB, Spasovski theksoi se e tërë kjo është në drejtim të ndërtimit sa më dinamik të koncepteve dhe zgjidhjeve si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel rajonal në kundërshtim funksional dhe cilësor të të gjitha sfidave reale dhe anulimit të tyre në interes të sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe rajonal.


Lidhur me pjesën e paradites të konferencës, ministri Spasovski theksoi se është diskutuar për çështjet akoma të ndjeshme lidhur me proceset migruese, ndërkaq në kuadër të sesionit të parë përfundues të punës dhe rreth thellimit të bashkëpunimit rajonal për kërcënimet e përbashkëta të sigurisë, posaçërisht në kontekst të këmbimit më cilësor të informatave në luftën kundër tregtisë me njerëz, robëri moderne, kontrabandim të drogave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori