LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: MPB-ja do të sigurojë zgjedhje korrekte dhe të besueshme

Spasovski: MPB-ja do të sigurojë zgjedhje korrekte dhe të besueshme

Ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski ka realizuar një takim pune me Delegacionin e Ad-hoc komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE), për vëzhgim të zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Temë bisede ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit dhe roli i MPB-së në sigurimin e një procesi zgjedhor korrekt dhe të besueshëm.

Spasovksi është zotuar se MPB-ja do të bëjë gjithcka që qytetarët të vendosin lirshëm për kë do të votojnë më 11 dhjetor, duke theksuar se nuk do të lejojë keqpërdorim të institucionit, nga cilado qoftë parti politike./Telegrafi/