Sot mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare, do të diskutohet për situatën pas përhapjes së virusit
Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, sot pasdite do të mbahet mbledhje e Këshillit për siguri kombëtare, në të cilën do të bisedohet për gjendjen me coronavirusin në vend. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë dhe shefi i Armatës.
Presidenti Pendarovski në konferencë për shtyp të premten paralajmëroi se do të shqyrtohen opsionet e mundshme për përballje me rrezikun nga përhapja e coronavirusit. Ai theksoi se ka tre opsione të cilat shtetit i qëndrojnë në dispozicion. Dy të parat që i ceki – angazhim i armatës edhe pa shpallje të gjendjes së krizës, tashmë janë vendosur dhe po zbatohen në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, prej ku janë numri më i madh i të sëmurëve.
Opsioni i tretë është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të rrezikimit të shëndetit të qytetarëve i përmasave më të mëdha, por shefi i shtetit tha se sipas tij, tani për tani nuk ka nevojë për këtë, por tha se mund të ketë edhe informata të tjera dhe ndoshta do të duhet të mendohet edhe për opsionin e tretë.
Pritet që në mbledhje të bëhet fjalë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuar për më 12 prill. Partitë deri më 22 mars, i vendosën nën moratorium aktivitetet në terren për zgjedhjet.
Presidenti i shtetit, duke e paralajmëruar mbledhjen e Këshillit të sigurisë, theksoi se edhe nëse shtyhen zgjedhjet për një muaj apo dy, ky nuk do të jetë fundi i botës, duke shtuar se vendimi i mundshëm për shtyrje të zgjedhjeve duhet të sillet me konsensus të të gjitha palëve politike.
Sipas tij, mund të mbahet fushatë në rrjetet sociale, por, siç tha, ekzistojnë kategori qytetarësh të cilët nuk kanë qasje në rrjetet sociale.
“Sipas të gjitha rekomandimeve nga OSBE-ja dhe organizata të tjera, qytetarët duhet të jenë të informuar mirë dhe plotësisht në mënyrë që të sjellin vendim në ditën e zgjedhjeve. Unë kam rezervë për ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhjet tona parlamentare mesatarisht votojnë një milion njerëz në 3.000 vendvotime, me nga pesë anëtarë në këshilla. Në ditë më parë bëhet një operacion gjigant për bartje të materialit dhe në fund materiali i dorëzohet komisioneve zgjedhore kur kalkulohen rezultatet”, tha Pendarovski.
Anëtarë të Komisionit shtetëror zgjedhor dje në prag të mbledhjes së sotme të Këshillit për siguri nacionale kërkuan që partitë dhe Qeveria ta rishqyrtojnë vendimin për zgjedhjet, sepse shëndeti i qytetarëve është primar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!