LAJMI I FUNDIT:

Sot luhen gjashtë ndeshjet e xhiros së 29-të në Superligën e Maqedonisë

Sot luhen gjashtë ndeshjet e xhiros së 29-të në Superligën e Maqedonisë

Pasditja e kësaj të diele do të sjell gjashtë ndeshje në program të xhiros së 29-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Vëmendja do të jetë e përqendruar te tre skuadrat shqiptare që luftojnë për titullin e kampionit, Struga, Shkupi dhe Shkëndija, por edhe te Voska Sport që kërkon të sigurojë mbijetesën në Superligë. 

Në Tetovë do të ketë përballje shqiptare, me Shkëndijën që pret Gostivarin. 


“Secila skuadër këtë sezon është vërtet cilësore. E dijmë se Gostivari posedon vërtet lojtarë të huaj kualitativ. I respetojmë, por në Tetovë tashmë nuk do të ketë respekt për askënd. Mendoj se patjetër të japim 100% nga mundësitë tona dhe bashkë me tifozët tanë, shpresoj të kemi mbështetje deri në fund në këto ndeshje të fundit, shpresoj në fund të sezonit të kemi benefit”, ka thënë Davor Taleski nga Shkëndija para duelit me Gostivarin. 

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të luaj në shtëpi ndaj Sileksit, ndërsa Shkupi në Çair do të pret Tikveshin. 

“Jemi duke punuar maksimalisht për duelin e radhës, e kemi parasysh se na kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje dhe duhet të japim edhe atomin e fundit. Ndeshja kundër Tikveshit e kemi parasysh se do të jetë e vështirë, por ne si Shkupi do ti marrim të gjitha ndeshjet e mbetura për të fituar nga tri pikë. Si unë por edhe të gjithë në ekip mendojmë se mundemi që t’ia arrijmë qëllimit. Tani jemi me trajner të ri i cili ka ardhur me mjaft pozitivitet, të cilin e ka përcjellë edhe tek ekipi dhe besoj se në fund do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Ali Adem nga FC Shkupi para duelit me Tikveshin. 

Voska Sport në Ohër do të kërkojë rezultat pozitiv kundër Bregallnicës së Shtipit. 

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj skuadrës së Bregallnicës. Në skuadër ka një atmosferë mjaftë të mirë dhe atmosferë pozitive, pas kualifikimit në finalen e Kupës dhe fitores në xhiron e fundit ndaj Vardarit. Kështu që do të bëjmë maksimumin për të marrë edhe 3 pikë të tjera në fushën tonë”, ka thënë Aleksa Marusic nga Voska Sport. 

Në ndeshjet tjera të ditës së sotme takohen, Brera – Vardari dhe Rabotniçki – Makedonija Gjorçe Petrovi. 

Të gjitha ndeshjet luhen pasdite, duke nisur nga ora 16:00. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori