Interi e ka zyrtarizuar sot Simone Inzaghin si trajner, por ai punën do ta fillojë muajin tjetër.
Inzaghi ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me kampionët e Serie A, pasi largimit të Antonio Contes edhe pse kishte fituar Scudetton.
Inzaghi arriti në Milano këtë mëngjes dhe u takua me Steven Zhang në Appiano Gentile. Klubi më pas e konfirmoi emërimin e tij me një deklaratë zyrtare.
🚨 | ANNOUNCEMENT
Simone Inzaghi is the new Inter head coach ⚫🔵
🔗 https://t.co/rAfw8ibA6f#WelcomeSimone #IMInter pic.twitter.com/fkGOOPCdyY
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) June 3, 2021
Inzaghi dhe Zhang kanë diskutuar për strategjitë e klubit për të ardhmen, ku trajnerin e presin jo pak punë.
Kjo pasi fillimisht pritet shitja e Achraf Hakimi me Nerazzurrët që dëshirojnë 80 milionë euro.
PSG edhe Bayern Munchen janë të lidhur me lojtari, pasi Interi duhet ta shes për të përmbushur kërkesat ekonomike të klubit. Trajeri do ta thotë emrin e zëvendësuesit të tij.
Gjigantët e Serie A duan të shesin vetëm një lojtar kryesor për të mbajtur librat në rregull.
Në anën tjetër do të shikohet edhe e ardhmja e Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic që është në dyshim. Të dy lojtarëve kontratat u skadojnë në verën e vitit 2022.
Inzaghi do të mbështetet te Romelu Lukaku, i cili konfirmoi se do të qëndrojë në Inter, duke shtuar se ka pasur një bisedë pozitive me trajnerin e ri të Interit. /Telegrafi/