Sot bëhet ekspertizë e re në autostradën ku u aksidentua autobusi i “Besa Trans”

Sot do të bëhet ekspertizë e re në vendin ku u aksidentua autobusi i “Besa Trans” në Bullgari.
Avokati i një pjese të familjes së pasagjerëve të vdekur dhe të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Struma në Bullgari, Nikolaj Dimitrov, për AIM tha se hetimit e terrenit tashmë ka filluar.
Grupi i ekspertëve nisi këqyrjen tre kilometra nga aksidenti i autobusit dhe synimi është të tregojë nëse ka rrethana shkak-pasojë që kanë çuar në aksident, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kontrollohet sipërfaqja e rrugës, shenjat dhe të gjithë elementët e tjerë që mund t’i përgjigjen pyetjes se si ka ndodhur saktësisht aksidenti. Avokati komentoi se nga inspektimi do të tregohet se çfarë ka munguar në këtë pjesë të autostradës së Strumës dhe nëse kjo mangësi ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.
Dimitrov po ashtu thekson se familjarët e klientëve të tij qartë pyesin nëse fajin e ka vetëm shoferi i vdekur apo ka ndonjë rrethanë tjetër që ka çuar në aksidentin e tmerrshëm, si dhe shtrojnë pyetjen se çfarë ka ndodhur me sendet personale dhe bagazhet e të vdekurve, si dhe sende me vlerë ari dhe stoli që kishin ato, por të cilat nuk ishin të regjistruara nga autoritetet bullgare dhe askush nuk i ktheu.
Familjet e të vdekurve dhe të mbijetuarit e aksidentit të autobusit në Bullgari kërkuan hetim paralel për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë ku humbën jetën 45 pasagjerë dhe 7 u plagosën rëndë. Në dhjetor, nga hetimet rezultoi se shkaku kryesor i fatkeqësisë ishte shpejtësia që nuk korrespondonte me kushtet e rrugës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës