Sot 54 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.087 testime për coronavirus, ndërsa 54 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Tetovë - 32, Shkup - 13, Dibër - 4, Gostivar - 2, Vallandovë - 2 dhe Kërçovë - 1.
Nga MSH thonë se ka ndërruar jetë një pacient nga Tetova, i moshës 77 vjeçare, në kushte spitalore.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 28 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.506, prej të cilëve 150.399 janë shëruar, ndërsa 5.494 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (2 gusht) është 613./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































