Në kuadër të debateve – për zgjedhjet lokale të 22 tetorit – në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, me gazetarin Fidan Rama, sonte, në ora 20:10, do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Istogut.
Në tavolinën e diskutimit do të jenë: Gani Dreshaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arif Elshani, nga Iniciativa të Pavarurit e Istogut, Agron Avdijaj, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Haki Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Beqir Sadikaj, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
https://www.youtube.com/watch?v=UnRfTyAag2s
Në sondazhin e përgatitur nga Telegrafi, ju mund të votoni njërin nga kandidatët e lartcekur.
Kush mendoni se do ta fitojë debatin për Istogun? Votoni më poshtë!
/Telegrafi/