Sondazhi në Infopress nuk pasqyron punën e NDI-së

“Si Drejtor i NDI-së në Kosovë, unë shfrytëzoj këtë mundësi për të korrektuar një shkrim të botuar në gazetën Info Press të datës 04 maj në lidhje më një hulumtim të opinionit publik. Ky mjet i informimit gabimisht ka paraqitur këtë hulumtim të opinionit publik kinse si punë të NDI-së, por në fakt kjo nuk pasqyron punën e institutit tonë”, thuhet në letrën e drejtorit të NDI-së, Carlo Binda.
NDI është një organizatë joprofitabile, jopartiake dhe joqeveritare që ka përkrahur institucionet dhe praktikat demokratike në secilin rajon të botës për më shumë se dy dekada. Që nga themelimi i saj më 1983, NDI dhe partnerët e saj vendor kanë punuar për të themeluar dhe fuqizuar organizata politike dhe civile, për të mbikëqyr zgjedhjet dhe për të promovuar pjesëmarrjen e qytetarëve, transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje.
PDK 44%, LDK 19.8%, AAK 13.5, AKR 11%, LDD 4.8%...
Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), Partia Demokratike e Kosovës prin bindshëm në skenën politike të vendit me 44 %. Sipas rezultateve të këtij hulumtimi – të cilin e përcjell gazeta Infopress - partitë të tjera politike në vend qëndrojnë shumë prapa PDK-së, ndërsa vërehen dukshëm rëniet e LDK-së dhe LDD-së.
Sondazhi i zhvilluar nga NDI ka nxjerrë pasqyrën e preferencave politike të qytetarëve për muajin mars. Sipas rezultateve të këtij sondazhi PDK ka marrë 44% të preferencave të qytetarëve, LDK 19.8%, ndërsa në vendin e tretë është radhitur partia e Ramush Haradinajt AAK, me 13.5 %.
Pas këtyre tri partive pasojnë AKR-ja e Behgjet Pacollit me 11%, LDD-ja e Nexhat Dacit me 4.8% dhe 6.9 përqind janë preferencat e qytetarëve për partitë të tjera në Kosovë. /Telegrafi/





















































