Telegrafi

Sondazh: Tre nga problemet mjedisore në Gjilan – cili duhet të ketë vëmendjen e institucioneve për përfundim më të shpejtë?

Si shumë qytete të Kosovës, edhe qyteti i Gjilanit përballet me një sërë sfidash mjedisore që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje urgjente.

Këto sfida ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e banorëve, të cilët kanë ngritur edhe zërin e tyre për veprim emergjent.

Telegrafi ka përmbledhur vetëm tre nga problemet mjedisore për të cilat qytetarët janë ankuar në forma të ndryshme. Përmes këtij sondazhi mund të votoni se cila prej tyre duhet të ketë vëmendje më të madhe për realizim dhe përfundim më të shpejtë.