LAJMI I FUNDIT:

Sondazh i Gallup International: 1.7 milionë qytetarë dëshirojnë të largohen nga Shqipëria

Sondazh i Gallup International: 1.7 milionë qytetarë dëshirojnë të largohen nga Shqipëria

Kompania e mirënjohur e sondazheve Gallup deklaroi se 60 përqind e shqiptarëve do të braktisnin përfundimisht Shqipërinë nëse do të kishin mundësi.

Sipas Gallup, kjo e bën Shqipërinë vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigracion. Më keq renditen vetëm dy republika afrikane, që janë Sierra Leone dhe Liberia, si dhe shteti i shkatërruar i Haitit, tre vende ku niveli i varfërisë luhatet nga 54 deri në 70 përqind, raporton tch.

E shprehur në numër popullsie, kjo do të thotë se nga 2.87 milionë banorë që ka aktualisht Shqipëria, 1.7 milionë duan të ikin jashtë.


Kjo është një prirje për emigrim më e lartë edhe se ajo e vendeve të përfshira në luftëra civile dhe shkaku kryesor, sipas qytetarëve, është ekonomia, por edhe mungesa e shërbimeve publike.

Që prej rënies së komunizmit shqiptarët kanë braktisur në masë atdheun. Por, prirja për emigracion vazhdon të jetë njësoj e fortë edhe tre dekada më pas. Ky është një fenomen i cili kërcënon të ardhmen e ekonomisë duke shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare.

Në misionin e fundit në Tiranë, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe investime në sektorët prioritarë si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori