LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer zbulon se çfarë bisedoi me tifozët protestues të Manchester Unitedit

Solskjaer zbulon se çfarë bisedoi me tifozët protestues të Manchester Unitedit

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se ai kishte një bisedë paqësore me protestuesit që u futën në stërvitjen e Manchester Unitedit, ndërsa ai foli për rëndësinë e tifozëve që ishin njëzëri.

Rreth 20 tifozë hynë në fushën stërvitore të klubit në Carrington të enjten me parulla që kërkonin që familja Glazer të largohej nga klubi në prag të dështimit të planeve të diskutueshme për një Superligë Evropiane.

Solskjaer, së bashku me Darren Fletcher, Michael Carrick dhe Nemanja Matic, folën me grupin para se të largoheshin pa shumë eksese.


Tifozët e Manchester Unitedit protestojnë kundër Glazers, bllokojnë hyrjet në terren
Lexo po ashtu Tifozët e Manchester Unitedit protestojnë kundër Glazers, bllokojnë hyrjet në terren

Trajneri i Unitedit tashmë zbuloi në detajoi se çfarë ndodhi dhe çfarë bisedoi me tifozët protestues të klubit.

“Po, unë gjithmonë do t’i dëgjoj tifozët dhe mendova se ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë, për t’i dëgjuar ata dhe për të biseduar me ta dhe të bëja një diskutim të këndshëm me ta, një diskutim paqësor, sepse është e rëndësishme që ne të respektojmë pikëpamjet e njëri-tjetrit”.

“Unë thashë disa gjëra për atë që mendoj se ekipi do të bëjë në të ardhmen. Për atë që kemi folur, nuk kemi nevojë të merremi me atë çështje”.

“Ishin 10 minuta të mira dhe unë isha i lumtur me këtë. Unë i dhashë një përshëndetje miqësore dhe pastaj u ndamë”, ka thënë Solskjaer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori