LAJMI I FUNDIT:

Skenari kosovar “Kaseta e dasmës” shpërblehet në garën Evropiane

Skenari kosovar “Kaseta e dasmës” shpërblehet në garën Evropiane

Në takimin e jurisë evropiane që u mbajt në Zagreb nga 19-22 Nëntor 2008, të organizuar nga Rrjeti i Kineastëve të rinj Evropian "NISI MASA" në kuadër të festivalit "One take", u bë shpallja e tre skenareve fitues të garës për skenarin më të mirë të filmit të shkurtër evropian nën temën Ikje (Escape).

Nga 26 skenarë finalistë të zgjedhur në nivele kombëtare të 17 shteteve evropiane, në mes të cilave edhe Kosova, është bërë përzgjedhja e tre skenarëve fitues të cilët do të mbështeten nga NISI MASA në realizim dhe distribuim në nivel evropian.

Vendi i parë i është ndarë skenarit përfaqësues nga Turqia: ”Çapkënët” me autor Ulku Oktay.

Vendi i i dytë i është ndarë skenarit kosovarë: ”Kaseta e dasmës” nga autori Kosovar Ariel Shaban.


Ndërsa vendi i tretë i takoi skenarit Spanjoll : ”Orendia” nga Melissa Suarez.

Skenari fitues nga Kosova ”Kaseta e dasmës” trajton temën e absurditetit të burokracisë së ambasadave evropiane ndaj të rinjve ballkanas. Tema është trajtuar në mënyrë sarkastike dhe bënë fjalë për një të ri kosovar të cilit i duhet të inskenojë dasmën e rrejshme të tij, me qëllim të marrjes së vizës.

Tre fituesit në nivel evropian do të kenë rastin që përmes mbështetjes së Rrjetit të kineastëve të rinj evropian ”NISI MASA” të realizojnë prodhimin e skenarëve të tyre në shtetet e tyre prej nga edhe vijnë, ndërkaq rrjeti NISI MASA do i ndihmoj që filmat e tyre të distribuohen nëpër kinema dhe festivale të ndryshme evropiane. Autorët e dhjetë skenarëve finaliste në nivel të Evropës kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në punëtorinë për shkrim të skenarit në Francë, që mbahet në Janar të vitit 2009.
Skenari ”Kaseta e dasmës” konkurroi në garën evropiane si fitues i garës kombëtare të organizuar nga asociacioni “7arte” me mbështetje financiare të DKRS nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës.

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

Shqiptari në Maltë

Shqiptari në Maltë

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Kalo në kategori