S’ka regjistrim të popullsisë para prillit 2023, Kastrati: Javën tjetër Qeveria cakton datën e regjistrimit
Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë të mbahet gjatë këtij viti, nuk do të mund realizohet para muajt prill 2023.
Kështu ka thënë Avni Kastrati, drejtor për statistika të popullsisë në Agjenci të Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas Kastratit, regjistrimi i popullsisë mund të bëhet 9 muaj pasi të hynë në fuqi Ligj për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe të Banesave që është miratuar javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Kastrati në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se këtë javë do t’i dorëzojnë Qeverisë së Kosovës dokumentin me dy-tri propozime për datën regjistrimit, dhe sipas tij, ekzekutivi më në krye me kryeministrin Albin Kuri, pritet që menjëherë, në fillim të gushtit, ta caktojë datën e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.
“Në bazë të ligjit që është aprovuar javën e kaluar në Kuvend, është i përcaktuar një nen që e bënë të qartë se regjistrimi i popullsisë bëhet 9 muaj pasi të hynë në fuqi ky ligj. Edhe ne shpresojmë që vitin e ardhshëm, në pranverë të bëhet regjistrimi në terren dhe njëkohësisht të publikohen të dhënat preliminare, kryesore ashtu siç janë të parapara në ligj. Rezultat publikohen brenda tre muajve, që nuk është caktuar data… Rekomandimet ndërkombëtare thonë që të realizohet regjistrimi sikur që është bërë herën e fundit, në prill 2011 që do të ishte optimale prilli. Por, ka sfida, edhe prilli i vitit të ardhshëm ka sfida. Ne këto ditë do të diskutojmë me Qeverinë për me marrë vendim për datën e regjistrimit të popullsisë”, thekson ai.
Kastrati ka thënë koha optimale për regjistrim mbetet pranvera e vitit të ardhshëm, muaj prill.
Ai foli edhe për koston financiare të këtij procesi, që thotë se mund të shkojë deri rreth 13 milionë euro.
“Ne do t’i dërgojmë dy tre propozime për datën se si, secila ka përparësi dhe mangësi, dhe në diskutim me qeverinë do të shikojmë se cila është më optimale, por gjithsesi se unë mendoj do të jetë prapë pranvera e vitit të ardhshëm… Zakonisht anketat sociale kanë një kosto në regjion 5-7 euro për një intervistë. Pra edhe regjistrimet llogariten për kokë banori, edhe nëse jemi më pak se 2 milionë banorë nga 6-7 euro, do të jetë 12-13 milionë euro do të jetë kosto totale, por çmimet që kanë ndryshuar në këta muajt e fundit kanë kosto në këto aktivitete, sidomos në logjistikë”, thotë ai.
Mendohet se gjatë regjistrimit do të jenë aktiv në terren rreth 3 mijë regjistrues, por që do të ketë edhe një numër rezervë. Kastrati thotë se regjistrimi mendohet të bëhet përmes tabletëve, një qasje më e lehtë për futjen e të dhënave nga intervistat në data bazën e ASK-së.
Ai po ashtu thotë se Ligji i miratuar ditë më parë është unik për gjithë territorin e Kosovës dhe ASK pret që të marrin pjesë në regjistrim edhe komunitetet, në këtë rast edhe banorët serbë në veri të Kosovës.
Ndërkaq, thekson se ka rënë disa mijëra numri i popullsisë në Kosovë, krahasuar me një dekatë më parë.
“Ka rënë numri i popullsisë, aktualisht në Kosovë krahasuar më 2011 jemi më pak. Edhe regjistrimi do të në tregojë… Nuk jemi të saktë me numra, por në bazë të raporteve tona zyrtare, është 1 milion e 770 mijë, kështu që është pak më i ulët, disa mijë më pakë se në 2011, por në realitet është më i vogël. Shkaktar mbetet në rënie emigracioni, por edhe faktor tjerë janë shkalla e ulët e lindshmërisë dhe rritja e vdekshmërisë”, thotë Kastrati.
Nga regjistrimi i fundit i popullsisë i bërë në vitin 2011, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të ASK-së ka qenë 1 milion e 820 mijë 631 banorë.
Për shkak të zgjedhjeve lokale dhe veçanërisht pandemisë COVID-19, ASK kishte kërkuar në shtator të vitit 2021 që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për muajin prill të vitit 2022. Por, që as në këtë pranverë nuk ndodhi, raportonkp/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova