Situata në Amazonë, shkatërruar nga shpyllëzimi dhe zjarret është jashtë kontrollit, denoncoi militantja ekologjiste braziliane Marina Silva, duke akuzuar qeverinë ultra të djathtë të presidentit, Jair Bolsonaro se ka lejuar një veprim të pakontrolluar që prek një ekosistem jetësor për planetin.
Ish-kandidatja për zgjedhjet presidenciale, në vizitë në Bogota, konfirmoi gjatë një interviste se gjiganti latino-amerikan ka njohuri dhe teknologji për të kontrolluar zjarret, që po shkatërrojnë sipërfaqe të mëdha të xhunglës, sipas saj, nga neglizhenca e ekipit të Bolsonaros, një skeptik për klimën.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh sot shumë i shqetësuar nga zjarret në Amazonë.
“Në mes të krizës klimatike botërore, ne nuk mund të pranojmë më shumë dëme për një burim të madh oksigjeni dhe biodiversiteti”, shtoi Antonio Guterres, duke kërkuar që Amazona të mbrohet.
“Rritja dramatike e numrit të zjarreve në Amazonën braziliane është shkaktuar nga progresi i shpyllëzimit”, theksoi Paulo Moutinho, studiues në Institutin për kërkimin mjedisor mbi Amazonën (IPAM).
Studiuesit hedhin poshtë argumentin e qeverisë të presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, i cili mbështet idenë për numrin e zjarreve si pasojë e thatësirës, e zakonshme në këtë periudhë të vitit.
Zjarret në pyjet e Amazonës janë aq intensive sa tymi ka mbuluar qytete që gjenden edhe mijëra kilometra larg. Këto zjarre, raportohet se janë aq të mëdha sa që mund të shihen edhe nga hapësira.
Ekspertët janë shprehur se e gjithë kjo mund të ketë pasoja të rënda te klima, ndërkohë, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka fajësuar organizatat joqeveritare për nisjen e flakëve.
Presidenti Bolsonaro, është kritikuar vazhdimisht se nuk ka mbrojtur pyllin më të madh të botës dhe se ka promovuar një politikë shpyllëzimi, pro bizneseve. Amazona është një magazinë jetësore e karbonit, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë