Telegrafi

Sipas Institutit GAP, kryetari Alban Hyseni ka arritur të përfundoj 64 premtime nga 109 në total

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë qeverisjes së deritanishme ka arritur të përfundoj 64 premtime, nga 109 të premtuara në total.

Instituti GAP para disa ditësh ka publikuar një raport, i cili analizon përmbushjen e premtimeve zgjedhore të kryetarëve të komunave për periudhën 2021-2025.

Nga të dhënat e publikuar, në raport thuhet se 64 premtime janë të përmbushura në total, pesë janë gjysmë të përfunduara, 18 kanë filluar dhe 22 prej tyre ende nuk kanë filluar.

109 premtimet e kryetarit Hyseni përfshijnë sektore të ndryshme, derisa dy premtime janë në administrata, 25 janë në arsim, 24 janë në bujqësi, nëntë janë në ekonomi, 25 janë në kulturë, 11 janë në shëndetësi, 12 në shërbime publike dhe pesë në sport.

Vlen të theksohet, se Alban Hyseni u zgjedh kryetar i komunës në vitin 2021, derisa nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, thuhet se i njëjti pati marrë 19 mijë e 57 vota, apo 44,71%.

Hyseni, në zgjedhjet e vitit 2021 kundërkandidat kishte pasur ish-kryetarin, Lutfi Haziri dhe nënkryetaren aktuale, Leonora Morina-Bunjaku.

Lutfi Haziri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si kandidati i dytë pati marrë 18 mijë e 546 vota apo 43,51%, ndërsa kandidatja e tretë për nga numri i votave ishte Leonora Morina-Bunjaku nga Partia Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 518 vota apo 8,25%./Telegrafi/