Gareth Bale i ka thënë Cristiano Ronaldos se dëshiron t'i bashkohet Chelseat.

Manchester United ka kohë që po raportohet se po kërkon shërbimet e sulmuesit uellsian, por duket se lojtari preferon të transferohet te londinezët.


Sipas Don Balon, Bale preferon të rikthehet në Ligën Premier, por nuk përjashton mundësinë të kaloj në Bundesliga.

Bale 1 2 (Getty Images)

Futbollisti dëshiron t'i prij projektit të ri të skuadrës së pronarit rus, Roman Abramovich, i cili ka paralajmëruar revolucion në ekip.

Bale ka humbur durimin duke mos qenë lojtari kryesor i skuadrës madrilene, ku rolin kryesor në ekip e ka Cristiano Ronaldo.

Gjithashtu raportohet se lojtari mund të shkëmbehet edhe me Eden Hazardin, i cili preferon të transferohet te Reali.

Mbetet të shihet gjatë verës se çfarë do të ndodh, por besohet se do të kenë shumë transferime të mëdha në klubet evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app