LAJMI I FUNDIT:

Sinjale misterioze arrijnë në Tokë

Sinjale misterioze arrijnë në Tokë

Shpërthimet e shpejta të radios ose FRB shfaqen përkohësisht dhe rastësisht, duke i bërë ato jo vetëm të vështira për t’u gjetur, por edhe për t’u studiuar.

Sinjalet e fundit arritën në Tokë nga një galaktikë 1,5 miliard vite dritë larg.

Shpjegimi më i mundshëm është se ato janë krijuar nga objekte të fuqishme në hapësirë.


Ekspertët kanë debatuar nëse vrimat e zeza ose yjet e neutroneve super-dendura janë përgjegjëse, por të tjerët kanë sugjeruar teori më të çuditshme.

Midis tyre është profesor Avid Loeb, nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikë në SHBA, i cili beson se ato mund të jenë dëshmi e teknologjisë së jashtëzakonshme të huaj.

FRB u zbuluan së pari aksidentalisht në vitin 2007, kur një sinjal i shpërthimit u zbulua në të dhënat e radio astronomisë të mbledhura në vitin 2001.

Zbulimi i ri, i raportuar në revistën Nature, është bërë nga një ekip i astronomëve të udhëhequr nga kanadezët në kërkimin e FRB-ve.

Gjatë një periudhe prej tri javësh verën e kaluar, ekipi zbuloi 13 nga shpërthimet duke përdorur një lloj të ri të radioteleskopit – Chime.

Ata gjetën se një nga FRBs ishte duke përsëritur. Nga më shumë se 60 FRB të zbuluara deri më sot, shpërthime të tilla përsëritëse janë marrë vetëm një herë më parë, nga radioteleskopi Arecibo në Porto Riko më 2015.

Origjina e FRB-ve nuk dihet, megjithëse ato mendohen të dalin nga burimet miliarda vite dritë larg galaktikës sonë – Rrugës së Qumështit.

Astrofizikania e Chime Ingrid Stairs nga Universiteti i British Columbia, Kanada, tha se deri tani ka vetëm një FRB që përsëritet.

“Duke ditur se ka një tjetër, kjo sugjeron se mund të ketë më shumë atje. Me sa më shumë përsëritës dhe më shumë burime të disponueshme për studim, ne mund të jemi në gjendje të kuptojmë këto enigma kozmike – nga ku janë dhe çfarë i shkakton”, tha ajo.

Shumica nga 13 FRB sugjerojnë se burimet e tyre mund të jenë objekte astrofizikane në lokacione me tipare speciale, thonë shkencëtarët. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun

"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Interesante
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Mbi 5 metra, bima e specit të kuq mund të shënojë rekord si më e gjata në botë

Mbi 5 metra, bima e specit të kuq mund të shënojë rekord si më e gjata në botë

Interesante
Kalo në kategori