LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Pavarur e RTK-së takohet me drejtuesit e LDK-së

Sindikata e Pavarur e RTK-së takohet me drejtuesit e LDK-së

Drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së në përbërje të kryetarit, Fadil B.Hoxha dhe anëtarëve të kryesisë, Zana Ramadani dhe Veton Rugova, janë takuar sot me përfaqësuesit e LDK-së, Avdullah Hotin dhe Besian Mustafën.

“Në këtë takim, sindikalistët shprehën shqetësimin e tyre rreth gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet Transmetuesi Publik, si pasojë e kontratave abuzive të lidhura me producentë të pavarur e operatorë ekomomik, mungesës së investimeve kapitale, përjashtimit të profesionistëve nga pozitat menaxheriale e editoriale, shpenzimeve pa kontroll për qiramarrje të pajisjeve teknike, e shumë parregullsive tjera.

Sipas sindikalistëve, kulmi i stërkeqjes është arritur me zgjedhjen paligjshme të drejtorit gjeneral të RTK-së nga Bordi i saj, veprim ky që e ka dëmtuar Transmetuesin Publik gati në shkallë të pariparueshme”, thuhet në njoftimin për media.


Sindikalistët kërkuan nga përfaqësuesit e LDK-së, që të gjitha këto parregullsi, të hetohen nga një komision i themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

Udhëheqësit sindikal shtruan edhe moszgjidhjen e çështjes së pronës, objektit e ligjit të ri, dhe kërkuan që këto tema esenciale për RTK-në, të marrin përgjigje nga legjistlativi i ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori