Simite shtëpie me gjalpë: Kush i provon njëherë, më nuk do të blejë bukë!
Të buta, të shijshme dhe të ngrohta - ideale për kafjall apo darkë, por edhe për drekë – në vend të bukës. Përbërësit: ▪ 250 g miell, ▪ 75 g gjalpë, ▪ 1 dl qumësht, ▪ një gotë ajkë, ▪ të verdhë të vezës, ▪ një qese e vogël pluhur për simite, ▪ një lugë e vogël kripë Përgatitja:
Ngjishni brumin nga të gjithë përbërësit dhe shtrijeni me okllai.
Me gotë apo me dorë bëni simitet.
Lyeni me të bardhët e mbetur të vezës, sipas dëshirës qitni susam, qimon apo fara luledielli dhe piqni në 180 gradë derisa të skuqen.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























