Gjatë ditës së sotme, u paraqit në gjykatën e Zelandës së Re, Brenton Harrison Tarrant, terroristi që sulmoi dy xhami, duke lënë të vdekur 50 persona.
Terroristi Tarrant në gjykatë u paraqit me një veshje të bardhë por ajo që ra në sy ishte një simbol që bëri me gishta.
Në shikim të parë dukej si shenja “OK”, por në fakt ajo ka një domethënie tjetër.
Simboli që bëri Tarrent ka të bëjë me lojën e vjetër “The Circle Game” apo Loja e Rrethit.
Loja e Rrethi është një lojë e vizionit dhe e mashtrimit që kërkon aftësi motorike. Loja fillon kur një nga lojtarët ofendues krijon një rreth me gishta, transmeton Indeksonline.
Qëllimi është mashtrimi i një personi tjetë që të shikoj atë në duar. Nëse viktima shikon dorën, ai ka humbur ndeshjen dhe pastaj është goditur në bices me një grusht.
Kjo lojë tashmë luhet edhe në online dhe përdoret për të krijuar shaka të ndryshme.
Origjina e saj është nga Ohio në vitet e 80-ta. Krijuesi i saj, Matt Nelson e kishte krijuar këtë lojë për të grushtuar miqtë e tij.
Loja u popullarizua me 15 nëntor të vitit 2000 në episodin e katërt të serialit televiziv “Malcom”.