LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton derbin ndaj rivalit të vjetër Bashkimit

Sigal Prishtina fiton derbin ndaj rivalit të vjetër Bashkimit

Sigal Prishtina ka triumfuar në Prizren në derbin ndaj rivalit të vjetër, Bashkimit me rezultat 82:97 (27:30, 10:20, 17:27, 28:21), në javën e 12-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë u karakterizua me lojë të baraspeshuar, ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, ndërsa përfundon 27:30. Por, bardhekaltrit ishin bindshëm më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 10:20, duke shkuar në pushim me rezultat 37:50.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh, ku kryeqytetasit triumfuan 82:97.


Te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 18 pikë e pesë kërcime dhe Grant Lozoya me 16 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa te Sigal Prishtina u dalluan dyshja vendore Dardan Berisha me 22 pikë e gjashtë asistime dhe Fisnik Rugova me 18 pikë e 11 kërcime.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, derisa prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje./Telegrafi/