Pa marrë parasysh se sa të pastër mund ta mbani shtëpinë tuaj, incidentet e ndryshme mund të shkaktojnë njolla që në dukje duket se ndotin të gjithë shtëpinë
Në këtë shkrim do të ndajmë me ju disa këshilla si të pastroni disa lloje njollash nga tapeti duke përdorur përbërës të thjeshtë që mund të keni në shtëpi.
1. Njollat e kafesë dhe çajit
Për këto njolla thjesht përdorni uthull të bardhë përzier me ujë. Ju mund të përdorni një leckë të pastër, sfungjer ose peshqir për të pastruar njollën.
2. Urinë apo të vjella kafshësh
Nëse një njollë e tillë është e vështirë për t’u hequr me leckë të njomur vetëm me ujë, ju mund të aplikoni pak sode buke në zonën e ndotur. Soda e bukës është një përbërës i fuqishëm i njohur për heqjen e njollave dhe pastrimin e tapicerive nga mikrobet.
3. Çamçakëzi
Kjo njollë mund të hiqet nga tapeti apo copa e divanit duke e fërkuar me një kub akulli.
4. Manikyri, boja
Thjesht përzieni një lugë e gjysmë uthull me detergjent dhe ujë në një legen, dhe fërkoni qilimin me një sfungjer. /Telegrafi/