Shmangia nga ekspozimi direkt në diell është më mirë se sa losionet për mbrojtje nga rrezatimi.
Ulja nën hijen e një druri ose veshja e një këmishe gjatë verës mund të mbrojë lëkurën tuaj nga rrezet UV dhe është zgjidhje më e mirë se të qëndroni në ballë me diellin.Të dhënat e fundit bazuar në studimet rreth mbrojtjes nga dielli këshillojnë se shmangia
nga qëndrimi i drejtpërdrejtë në rrezet e diellit dhe veshja e rrobave të cilat mbrojnë lëkurën nga djegia prej rezeve ultraviolete (UV) janë rrugët më të mira për tu mbrojtur nga kanceri i lëkurës dhe veprimet djegëse të diellit.
“Në strategjinë për të parandaluar kancerin e lëkurës, duhet të preferohet marrja e disa masave si veshja e rrobave mbrojtëse ndaj diellit, kapela dhe ulja e ekspozimit ndaj diellit në minimum”, thonë studiuesit zviceranë.
Shumë studime kanë treguar se losionet mbrojtëse ndihmojnë kundër dëmtimeve të lëkurës nga UV dhe sigurisht edhe nga llojet e kancerit të lëkurës. Por hulumtuesit thonë se produktet mbrojtëse shpeshherë aplikohen në mënyrë të pasaktë dhe përdoren si një arsyetim për të qëndruar më gjatë në diell, që rrit edhe rrezikun nga dëmtimi i lëkurës.
Më mirë më pak diell se sa produkte mbrojtëse
Bazuar në shumë studime rreth mbrojtjes nga dielli, hulumtuesit kanë gjetur se zvogëlimi i ekspozimit përmes shmangies së qëndrimit në kulmin e rrezatimit në mesditë dhe veshja e teshave mbrojtëse është më e mira për tu mbrojtur nga dëmtimet që shkaktojnë rrezet UV.
Por, studimi dëshmon se edhe lloji i rrobave mund të luajë një rol të rëndësishëm si faktor i mbrojtjes nga dielli. Për shembull, teshat e thata, të tendosura, të bëra nga leshi ose poliesteret, tregojnë mbrojtje më të theksuar ndaj diellit se sa ata të njoma, të gjëra, të rralluara, me përbërje nga pambuku, fijet e lirit, acetati dhe mëndafshi.
Sasi më të mëdha të preparateve për rrezitje
Por nëse njerëzit nuk duan të veshin ose duan të qëndrojnë jashtë në diell gjatë muajve të verës, duhet të mësojnë si të përdorin më së miri preparatet për mbrojtje nga dielli. Rezultatet e studimeve kanë treguar se aplikimi i sasive të bollshme të preparateve është ndër faktorët më të rëndësishëm të efektivitetit të tyre, i ndjekur nga aplikimi i njëtrajtshëm nëpër trup dhe nga vlera e faktorit mbrojtës të preparatit.
Mënyrat efektive të rritjes së mbrojtjes nga dielli duke shfrytëzuar preparatet mbrojtëse janë:
* Aplikoni preparatin 15- 30 minuta para se të dilni jashtë në diell. Përdorni preparate rezistuese në ujë për të ulur nevojën për aplikim të sërishëm, pas notimin ose djersitjes që pasohet nga fshirja ose fërkimi me tesha ose me rërë.
* Një spektër i gjerë i preparateve rrezatuese me mbrojte adekuate ndaj rrezeve UVA dhe UV B.
* Preparatet inorganike, si oksidi i zinkut ose dyoksidi i titanit, që janë të turbullt, janë më pak të prirë të shkaktojnë reaksione alergjike dhe rekomandohen për përdorim tek fëmijët.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës