Makinat larëse kryesisht mund të bartin ngarkesë të rrobave deri në 5 kilogram.
Sa herë që fusim rrobat në lavatriçe, gjithmonë pyesim veten nëse e kemi mbingarkuar me rroba, dhe shpesh nuk jemi të sigurt se si të veprojmë.
Sipas ekspertëve, ekziston një truk se si ta kuptojmë nëse e kemi mbushur makinën së tepërmi.
Një mënyrë e thjeshtë për ta zbuluar është të përdorni trukun me 1 pëllëmbë.
Duke vendosur dorën në kazanin e lavatriçes suaj, mund të shihni se sa hapësirë ka mbetur. Ngarkesa perfekte është nëse nuk mund të vendosni asgjë tjetër në kazan, përveç dorës dhe rrobat tuaja.
Nëse nuk mund ta futni dorën në kazanin e makinës larëse, atëherë ngarkesa juaj është shumë e madhe. /Telegrafi/