Site icon Telegrafi

Si të eliminoni akumulimin e dhjamit në zona të ndryshme

(Foto: Epicurious)

Kur lexon për dhjamin në trup, menjëherë të vjen ndërmend mbipesha, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të tjera kronike. Shëndoshja e trupit vjen me shpërndarjen proporcionale ose jo të dhjamit. Ka njerëz që kur shëndoshen, ndryshojnë në çdo zonë të trupit dhe ka të tjerë që vënë dhjamë vetëm në një zonë të caktuar të tij.

Është e ditur tanimë se lëngu i limonit është efikas në përkujdesjen ndaj trupit dhe organizmit. Por, në këtë artikull do të mësoni më shumë se si ta kombinoni atë në tri metoda natyrale.

Dhjamosja e të gjithë trupit. Një gjë e tillë ndodh kur njeriu konsumon më shumë ushqim se sasia e kalorive të djegura. Mënyra më e mirë për të eliminuar dhjamin e tepërt është të kryeni ushtrime aerobie ose të ecni sa më shumë dhe të mos hani më ëmbëlsira. Mundohuni të pini sa më shumë ujë me limon, nëse nuk keni probleme me aciditetin e stomakut.

Dhjamë në pjesën e poshtme të barkut. Sipas të dhënave, një shëndoshje e tillë zakonisht ndodh si pasojë e stresit, depresionit dhe ankthit. Të tria këto probleme shkaktojnë akumulim të tepërt të yndyrës në këtë zonë të trupit. Për pasojë, ju duhet të përpiqeni të jini më të qetë që trupi të mos prodhojë hormonin e stresit, kortizolin që shkakton akumulim të yndyrës në trup. Ushtrimet e frymëmarrjes dhe pirja çdo ditë e çajit jeshil është një mënyrë e mirë për t’u qetësuar. Po ashtu edhe ujë me limon.

Dhjamë në pjesën e poshtme të trupit. Shëndoshja në pjesën e poshtme të trupit, kryesisht në pjesën e kofshëve vjen nga konsumi i tepërt i glutenit në ushqimet që hani çdo ditë. Për t’u dobësuar në këtë zonë, rekomandohet të zgjidhni ushqime pa gluten, të ngjisni më shumë shkallë dhe të kryeni aktivitet intensiv fizik për këtë zonë të trupit.

Barku i fryrë. Fryrja e barkut nga dhjami vjen kryesisht si pasojë e alkoolit. Për të zgjidhur këtë problem, duhet të pakësoni sasinë e tij dhe të hani më pak.

Shëndoshja nga ijët e poshtë. Akumulimi i yndyrës në këtë zonë të trupit kryesisht ndodh tek gratë që janë shtatzënë. Ato duhet të pakësojnë sasinë e ushqimeve që kanë shumë kripë dhe të lëvizin më shpesh. Për më tepër, ato nuk duhet të qëndrojnë pa lëvizur për më shumë se 30 minuta.

Shëndoshja e belit dhe shpinës. Akumulimi i dhjamit në këtë zonë ndodh si pasojë e mungesës së lëvizjes. Sigurohuni që të kryeni aktivitet fizik, të flini mjaftueshëm dhe të konsumoni më shumë fibër. Ajo që duhet të mbani mend është se pavarësisht vendndodhjes së dhjamit, ju duhet të lëvizni sa më shumë dhe të ushqeheni shëndetshëm. /KP/

Exit mobile version