LAJMI I FUNDIT:

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Mercedes ka konfirmuar zyrtarisht se departamenti AMG është duke punuar në zhvillimin e një super SUV-i elektrik, i cili po krijohet paralelisht me limuzinën elektrike.

AMG beson se ky model do të pranohet më mirë nga klientët në krahasim me përpjekjet e mëparshme për të kaluar nga motorët V8 në katër cilindra.

Tifozët e markës ende e mbajnë mend modelin C63, i cili në gjeneratën e fundit u bë një hibrid me një motor benzine me katër cilindra – i cili nuk u prit me entuziazëm.


Prototipet e para të SUV-it të ri tashmë janë parë dhe informacionet e fundit tregojnë se ai do të bazohet në konceptin Mercedes Vision AMG nga viti 2022.

Gjithashtu, është e mundur që modeli të mbajë një emër të thjeshtë – GT SUV, transmeton Telegrafi.

Mercedes GT SUV duhet të jetë më shumë se pesë metra i gjatë, me një bazë rrote më shumë se tre metra, gjë që garanton një interier të gjerë dhe luks në nivelin EQS SUV.

Automjeti do të vendoset në platformën AMG.EA me teknologji 800V dhe motorë të kompanisë britanike Yasa.

Pritet që ky model të vendosë standarde të reja në klasën e modeleve SUV luksoze dhe jashtëzakonisht të shpejta, dhe përflitet për një fuqi edhe prej 1000 kuaj-fuqi.

Premiera është planifikuar për vitin 2026, ndërsa njësitë e para në rrugë mund të priten në vitin 2027. /Telegrafi/