Si ta kompensoni vitaminën D në ditët e ftohta dhe të zymta të dimrit? Kjo është zgjidhja më e thjeshtë

“Edhe në errësirë ka shpresë”
Vitamina D ose kalciferoli është një vitaminë antirakitike. Edhe pse klasifikohet si vitaminë, është një hormon në shumicën e aspekteve.
Me hormonin paratiroide rregullon përqendrimin e joneve të kalciumit në plazmë. Mund të parandalojë dhe shërojë rakitin, transmeton Telegrafi.
Sintetizohet në organizëm nën ndikimin e rrezeve ultraviolet nga provitamina, por mund të merret edhe nga goja.
Më së shumti gjendet te vaji i peshkut dhe mishi, qumështi dhe produktet e qumështit, e verdha e vezës dhe në disa kërpudha të ngrënshme.
Kërkesat ditore për vitaminë D janë relativisht të vogla dhe të rriturit e plotësojnë atë nga ekspozimi në diell ose ushqimi. Sasia e rekomanduar ditore është 5 deri në 10 mikrogramë.
Studimet kanë treguar se vitamina D ul rrezikun e kancerit, frakturave të kockave, diabetit, sëmundjeve të zemrës, madje edhe depresionit dhe ankthit. Por si të kompensoni vitaminën D në dimër?
Ekspertët danezë kanë zbuluar mënyrën më të lehtë. Thjesht, dilni nga shtëpia. Nuk ka rëndësi që nuk ka diell.
Ata kryen një studim me 55 të rritur (të moshës 18 deri në 65 vjeç) dhe i ekspozuan ndaj ndriçimit artificial që përmban rrezatim UV, në përpjesëtim me sasinë që do të absorbonin gjatë dhjetë minutave të kaluara në një pasdite vere.
Çdo person ka qenë i ekspozuar ndaj dritës në 88 për qind të trupit një herë në javë, një herë në dy javë ose vetëm një herë në muaj. Studimi zgjati 16 javë, pas së cilës pjesëmarrësve u matën nivelet e vitaminës D. Përfundimi është se nuk duhet shumë mund për të mbajtur një nivel të shëndetshëm të asaj vitamine.
Ekspertët kanë llogaritur se duhen 2 orë e 20 minuta për të ecur nën diellin e dobët të dimrit, për t’i siguruar trupit një sasi të mjaftueshme të vitaminës D.
Aplikoni këtë teknikë dhe do të keni përfitime të shumta. Përveç vitaminës D, ka mundësi që të humbni edhe peshë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës