Site icon Telegrafi

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra – ka shkencë pas gjithçkaje

Pyetja se si funksionon një tualet në aeroplan në një lartësi prej 12 mijë metrash, mundet për çudi të shtrohet nga shumë pasagjerë?

Ne shpesh mendojmë se si funksionojnë edhe vetë aeroplanët edhe inxhinieria prapa fluturakes, shkruan CNN.

Ajo që mendojmë më janë funksionet e përditshme që ndodhin brenda në bord, përshembull si funksionon tualeti.

Përdorimi i ujit për të shpëlarë tualetet e aeroplanit është i ndaluar, për shkak të kufizimeve të peshës së aeroplanit; në vend të kësaj, aeroplanët përdorin ajër.

Sistemi standard i evakuimit përdor presion diferencial të ajrit për të zbrazur guaskën e tualetit, në një dizajn të patentuar fillimisht nga James Kemper në vitin 1975.

Rezervuarët e mbetjeve – ku përfundojnë të gjitha mbetjet në tualet – zakonisht ndodhen në pjesën mbrapa të aeroplanit dhe shpesh edhe në pjesën e përparme.

Kur shtypni butonin e shkarkimit, hapet një valvul në fund të guaskës së tualetit, që është i lidhur me një tub poshtë.

Ai tub dhe rezervuari i mbetjeve – janë nën presion, që do të thotë se hapja e valvulës krijon një vakum që thith atë që është në guaskën e tualetit.

“Funksionon sikurse fshesa e juaj me korrent, thith gjithçka”, thotë Nigel Jones, një ekspert i inxhinierisë së aeroplanëve nga Universiteti Kingston në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version