Si e shpëtoi fituesi i ‘Topit të Artë’, Cristiano Ronaldo, vëllanë e tij nga pija dhe droga – Ishte vetëm 16 vjeç kur pagoi për shërimin e tij (Foto)

Ai është lojtari më i mirë në planet, pasi edhe këtë vit e fitoi ‘Topin e Artë’. Por edhe për Cristiano Ronaldon ka pasur probleme dhe atë që lidhem me vëllain e tij 10 vjet më të madh, Hugo Aveiro, i cili ka pasur disa sfida.
Të jetosh nën hijen e një ylli të madh, vëllai i Ronaldos, ishte futur rrugëve të pijes dhe drogës në fund të viteve 90-ta.
Ishte një trashëgimi nga babai Jose Dinis Aveiro, i cili po ashtu kishte probleme me alkoolin.
Por fal përkrahjes së madhe të Cristianos, Hugo tani 42 vjeç, i ka kaluar të gjitha. Ata shkojnë së bashku në pushim, ndërsa Ronaldo është kumar i djalit të tij.
Po ashtu Hugo ishte pjesë e njerëzve që morën pjesë në ceremoninë e ‘Topit të Artë’.
Cristiano i kishte thënë Hugos, se ai e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Los Blancos dhe tani është radha e tij që ta kryej obligimin.
Ishte një kërkesë e vështirë për një njeri që e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij i rritur duke luftuar me substanca.
Hugo kishte lindur vitin kur babai i tyre Jose Dinis shkoi në Angolë me ushtrinë portugeze. Ai u largua nga shkolla si 17 vjeç dhe punoi për një kompani prej alumini.
Megjithatë, problemet ishin rreth Hugos, i cili më pas filloi të abuzonte me substanca, sipas shkrimtarit Guillem Balague në biografinë e tij për Ronaldon.
Në këtë kohë, Hugo po luante 'futboll të rrugës' dhe thuhej se ishte një lojtar i mirë. Një sulmues i majtë.
Miku i fëmijërisë, Joel Santos, thotë se Hugo ishte lojtar i dalluar, më i mirë se Ronaldo.
"Unë atëherë nuk e njihja Hugon. Por të gjithë e dinin se ai ishte një futbollist më i mirë se Ronaldo”.
"Hugo ishte një lojtar rruge. Ai luante. Ai pinte. Ai flinte. Kur Ronaldo filloi të luante, ai luajti në një klub me strukturë, me trajnerë dhe drejtorë”.
"Është një lloj tjetër futbolli. Hugo mund të ketë qenë i aftë, por ishte futbollist i rrugës. Asgjë si Ronaldo. "
Ndikimi i babait të Cristianos, i njohur si Dinis, ka lënë përshtypje të ndryshme në jetën e fëmijëve.
Ndërsa Cristiano vendosi të bëhej futbollist, duke u zotuar të mos pinte kurrë, pasi e shihte se si i shkatërrua familja e vet, ndërsa Hugo iu nënshtrua jetës së njëjtë si babai i tij.
Babai i Ronaldos vdiq, kur futbollisti ishte vetëm 20 vjeç dhe nuk arriti ta shihte ngritjen meteorike të djalit të tij.
Nëna e Ronaldos, e tregon historinë se si Ronaldo u largua nga shtëpia dhe shpëtoi të gjithë.
"Cristiano e ka parë se çfarë të bën pija dhe droga te njerëzit e afërt të familjes”.
"Dhe kjo është pjesë e arsyes pse ai është bërë ai që është sot. Dinis pinte dhe e la Cristianon të shkatërruar”.
"Kohë pas kohe, Cristiano paguante për trajtimet e tij, por Dinis vazhdonte të pinte. Ai ishte ende shumë i ri, vetëm 52 vjeç, kur vdiq. Cristiano ishte shumë i afërt me babanë e tij”.
"Cristinao do të kishte dashur që ai të ishte akoma gjallë, për ta parë se çfarë lojtari është bërë sot. Është shumë e trishtuar”, thotë nëna e Ronaldos.
Si djalë i ri, Cristiano dhe babai i tij ishin të pandashëm. Nga mosha gjashtë deri nëntë vjet, Dinis ishte i afërt me klubin Andorinha në Funchal.
Kur Cristiano u zhvendos në Lisbonë në moshën 11-vjeçare, paguhej 170 funte në muaj, si një nxënës, dhe aty jeta e Hugo filloi gjithashtu të dilte jashtë kontrollit.
Dolores e dërgoi djalin në rehabilitim. "Kam paguar për të dërguar Hugon në një klinikë të specializuar për trajtim. Unë isha duke punuar si një pastruese, duke fituar vetëm 400 funte në muaj dhe kisha marrë një kredi”.
Por Hugo shpejt u kthye në rrugët e tij të vjetra dhe këtu u fut në lojë Ronaldo.
"Cristiano ishte 16 vjeç. Ai po fitonte më shumë dhe filloi të paguante për trajtimin e vëllait të tij”.
"Nuk ka dyshim se paratë e tij ndihmuan për të shpëtuar Hugon. Gjërat mund të kishin qenë shumë ndryshe nëse Cristiano nuk do të ishte bërë futbollist", vazhdon rrëfimin e e saj nëna e Ronaldos.
Në një dokumentar Hugo foli shkurtimisht për problemet e tij, duke thënë se edhe puna në ndërtim me babin e kishte bërë të tillë.
Hugo gjithashtu e pranoi futja në rrugët e drogës ishte për shkak se ai jetonte në një lagje të mbushur me narkotikë.
"Duke u rritur, dy motrat e Ronaldos ishin shumë më pranë vëllai të tij dhe ai po bëhej si babai i tyre. Djemtë që rrethuan Hugon ishin njerëz të ndryshëm, narkomanë”, tregon një mik i lagjes.
Edhe miku tjetër Joao Ornelas tha se Ronaldo ishte me fat që iku si i ri nga lagjja.
"Ronaldo ishte me fat; Hugo kishte fat të keq. Hugo ishte futur në drogë. Ai kishte vjedhur në shtëpi dy apo tri herë, por sot është mirë. Ai është një djalë i mirë. Tani është i pastër nga droga”.
"Dallimi është se Hugo gjithmonë jetonte këtu në lagje. Ronaldo shkoi në Lisbonë kur ai ishte vetëm 12 vjeç”, thotë Joao. /Telegrafi/




































































