Sikurse të mos mjaftonte vështirësia për ta gjetur dashurinë e jetës në një botë të mbushur me fotografi lakuriqe dhe seks të rastësishëm, tani një studim i ri zbulon se jeni më të prirë të konsumoni alkool nëse jeni beqar/e.

Në përpjekje për ta zbuluar lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe gjetjes së partnerit, ‘Zoosk’ ka kryer një anketim me 8,793 persona dhe ka analizuar 133,175 mesazhe në platformat e veta, transmeton Telegrafi.


Statistikat tregojnë se 72% e atyre që përpiqen të gjejnë dashurinë përmes internetit konsumojnë alkool, ndërkaq mijëvjeçarët e konsiderojnë si të vështirë procesin për gjetjen e dashurisë pa konsumuar alkool – 38% e të anketuarve kanë thënë se mos konsumimi i alkoolit gjatë takimit të parë vetëm sa e bën më të vështirë procesin.

Top 10 pijet që meshkujt i konsumojnë gjatë një takimi:

- Birrë (62%)
- Verë (41%)
- Kafe (26%)
- Margarita (23%)
- Çaj (21%)
- Pije të ëmbla (20%)
- Vodka dhe pije freskuese (10%)
- Martini (10%)
- Uiski (9%)
- Xhin dhe tonik (9%)

Por, përse luan rol të madh alkooli në takimin e parë?

Përafërsisht 73% e beqarëve mendojnë se konsumimi i alkoolit gjatë takimit të parë është ide e mirë sepse takimi është më pak formal dhe më i lehtë, e gjithashtu mënyrë e mirë për t’i hequr ‘mburojat’ dhe për të pasur një bisedë interesante.

Top 10 pijet që femrat i konsumojnë gjatë një takimi

- Verë (62%)
- Birrë (32%)
- Margarita (29%)
- Kafe (26%)
- Çaj (25%)
- Pije të ëmbla (21%)
- Shampanjë (11%)
- Martini (11%)
- Mojito (10%)
- Daiquiri (10%), /Telegrafi/