Ndër shumë propozimet për tarifa që presidenti amerikan, Donald Trump duket se po shqyrton, skenari më i keq duket të jetë një taksë universale prej 20 për qind ndaj të gjitha importeve të SHBA-së. Sipas një studimi nga The Budget Lab në Yale, kjo do të tkurrte ekonominë amerikane, do të rriste çmimet dhe do të gërryente ndjeshëm të ardhurat e disponueshme të amerikanëve.
Qendra kërkimore jopartiake ka zbuluar se një tarifë universale prej 20 për qind, të cilën CNN ka raportuar si një opsion që po shqyrtohet nga Trump, do të mblidhte midis 3.1 trilionë dhe 4.1 trilionë dollarë gjatë një dekade. Lideri amerikan ende po shqyrton disa opsione tarifore dhe nuk dihet ende cili do të jetë propozimi i tij përfundimtar.
Por këto tarifa, së bashku me hakmarrjen nga partnerët tregtarë të SHBA-së, ka të ngjarë t’i kushtojnë një familjeje të klasës së mesme tipike rreth 3800 dollarë në vit në të ardhura të disponueshme, për shkak të çmimeve më të larta, sipas The Budget Lab.
Ndërkohë, 10 për qind e të pasurve do të shihnin të ardhurat e tyre të bien me 9500 dollarë në vit, ndërsa 10 për qind e më të varfërve do të humbnin 2400 dollarë, sipas studiuesve.
Familjet me të ardhura më të ulëta do të goditeshin më rëndë në raport me të ardhurat e tyre, duke pësuar një rënie prej 5.5 për qind të të ardhurave të disponueshme, krahasuar me 1.9 për qind për 10 për qind e më të pasurve.
Goditja ndaj konsumatorëve do të vinte nga çmimet më të larta, veçanërisht për produkte si ushqimi, veshjet dhe elektronika. The Budget Lab zbulon se një tarifë 20 për qind, së bashku me hakmarrjen e plotë nga vendet e tjera, do të rriste çmimet me 2.6 për qind. Nëse kombet e tjera zgjedhin të mos hakmerren, çmimet do të rriteshin me 2 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ukrainasit prodhojnë robotin e ri, së shpejti pritet të përdoret në fushëbetejë – ka mitraloz të kalibrit të madh

Vuçiq dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

Zelensky thotë se kanë zënë rob lufte dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë

Trump me “mesazh të qartë” për Netanyahun e Izraelit, kur bëhet fjalë për Turqinë

NATO nuk mund të jetë 'naive' në lidhje me 'lëvizjet ushtarake' të Kinës, thotë Rutte

Kievi reagon ashpër ndaj komenteve të ligjvënëses amerikane me origjinë ukrainase, për Zelenskyn dhe territoret e pushtuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat