Policia greke tha se riatdhesoi gjatë muajit gusht 1299 shtetas të huaj, mes të cilëve pjesa dërmuese ishin shqiptarë. Sipas të dhënave zyrtare greke, 869 shtetas nga Shqipëria u bllokuan kryesisht në zonat kufitare pa dokumente qëndrimi dhe iu dorëzuan autoriteteve shqiptare.
Sipas të dhënave të policisë greke, nga fillimi i vitit, 12.382 persona janë riatdhesuar në vendet e tyre, ku pjesa dërmuese e tyre kane qenë nga Shqipëria.
Trafiku i refugjatëve shqiptarë drejt Greqisë vazhdon të shënojë rritje dhe po kthehet në një shqetësim për policitë e të dy vendeve. Krahas riatdhesimit, policia greke praktikon ndëshkime për refugjatët shqiptarë, si gjoba të larta, apo vendime për refuzimin e hyrjes për disa vite në territorin grek.
Policia shqiptare tha ndërkaq, se grupe refugjatësh nga Siria dhe Afrika janë bllokuar në territorin shqiptar dy ditë e fundit. Policia kufitare e Gjirokastres ka bllokuar së fundi 15 shtetas nga Siria , Alegjeria, Maroku dhe Libia të cilët janë kthyer tek autoritetet greke.
Sipas të dhënave kufitare, vetëm gjatë muajit gusht në kufirin shqiptaro – grek në zonën e Gjirokastrës u bllokuan rreth 50 refugjatë nga Siria dhe vendet afrikane, disa prej të cilëve kanë kërkuar azil në Shqipëri.
Të rinjtë shqiptarë vijojnë të emigrojnë në Greqi pa dokumente qëndrimi, duke shfrytëzuar rrjetet e trafikut, me shpresën për një punësim sezonal, sidomos gjatë stinës turistike. Ata shmangin kalimet nga pikat kufitare dhe përmes shtigjeve malore të kufirit të gjelbërt shqiptaro grek, depërtojnë në territorin grek duke udhëtuar edhe për disa ditë në këmbë.
Rritja e papunësisë në Shqipëri shihet si një nga faktorët kryesorë të emigrimit pa dokumente të të rinjve shqiptarë drejt Greqisë fqinje.
Megjithëse Greqia dhe Shqipëria kanë një marrëveshje për punësimin sezonal, të firmosur gati 20 vite më parë, ajo asnjëherë nuk është zbatuar në praktikë nga autoritetet greke. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi