Qytetarët e Fushë Kosovës po tregohen mjaft aktiv në raportimin e problemeve që lidhen me hedhje të mbeturinave në lum dhe mjedise tjera që rrethojnë qytetarët.
Kësaj radhe qytetarët e kësaj komune në platformën ndreqe.com, kanë raportuar ndotjen e ambientit në shtratin e lumit Sitnica.
Raportuesi që ka dashur të mbesë anonim, ka thënë se nga qytetarët e pandërgjegjshëm në Lagjen 028 janë hedhur sasi të konsiderueshme të mbeturinave.
Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7188.
Derisa një tjetër ndotje e ambientit në afërsi të rrugës Meshari është raportuar nga qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës.
Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, vazhdoni të raportoni në platformën ndreqe.com për zgjidhje më të shpejt të problemeve në Komunën tuaj.
Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7191.
ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë./Telegrafi/