Nga: Tony Banks (Home by The Sea, Genesis, 1983)
Përktheu: Agron Shala
Shtëpia buzë detit
Shtëpia buzë detit
Zvarritem fshehurazi, ngjitem për muri
përvidhem përmes errësirës së natës
futem nga dritarja, zbres në dysheme
shikoj majtas e djathtas
mbledh gjërat, i lë mënjanë
diçka nuk është në rregull
Dikush të më ndihmojë, të më largojë nga këtu
papritur nga errësira dëgjohet kjo:
“Mirë se erdhe në shtëpinë buzë detit”
Dalin nga trarët, nga dera e hapur
duke shtyrë nga lart dhe nga poshtë
hijet pa formë, në trajta burrash
turren nga të gjitha drejtimet
enden të përhumbur, me sytë plot dëshpërim
pastaj të gjithë së bashku psherëtijnë dhe rënkojnë
Dikush të na ndihmojë, të na largojë nga këtu
kemi jetuar kaq gjatë në këtë tokë
duke ëndërruar për kohën kur ishim të lirë
kaq shumë vjet më parë
para se të dëgjonim për herë të parë:
“Mirë se erdhe në shtëpinë buzë detit”
Ulu, ulu
Ulu, ulu, ulu
ndërsa ne rijetojmë jetën tonë përmes asaj që të tregojmë
Imazhe trishtimi, pamje gëzimi
gjërat që jetën e përbëjnë
ditë të pafundme vere, net të gjata trishtimi
duke pritur dritën e agimit
skena të parëndësishme, fotografi në kornizë
gjërat që jetën e përbëjnë
Dikush të na ndihmojë, të na largojë nga këtu
sepse kemi jetuar kaq gjatë në këtë tokë
duke ëndërruar për kohën kur ishim të lirë
kaq shumë vjet më parë
para se të dëgjonim për herë të parë:
“Mirë se erdhe në shtëpinë buzë detit”
Ulu, ulu
ulu, ulu, ulu
ndërsa ne rijetojmë jetën tonë përmes asaj që të tregojmë
na lejo ta rijetojmë jetën tonë përmes asaj që të tregojmë
Ulu, ulu, ulu
sepse nuk do të largohesh, jo, me ne do të qëndrosh
për gjithë pjesën e mbetur të jetës tënde, ulu
ndërsa ne rijetojmë jetën tonë përmes asaj që të tregojmë
na lejo ta rijetojmë jetën tonë përmes asaj që të tregojmë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Çfarë është njeriu dhe pse ai nuk është kafshë?

KUJTIMI I PARË
Aktorët e sotëm duhet të ndjekin shkollën e Shekspirit

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk