Shtatë ndryshime në trup që ta tregojnë moshën më shpejt se karta e identifikimit

Teksa koha kalon dhe ne e gjejmë veten nëpër etapa të ndryshme të jetës, trupi i bashkohet udhëtimit tonë drejt rritjes e plakjes duke sjellë një sërë ndryshimesh:
Dhëmbët bëhen më pak të ndjeshëm
Ndërkohë që vitet ikin, dhëmbët nisin e bëhen më pak të ndjeshëm ndaj ushqimeve të nxehta apo të ftohta. Edhe pse e gjitha kjo mund të tingëllojë si diçka pozitive, në fakt dukuria në fjalë sinjalizon lindjen e problemeve të reja.
Mungesa e ndjeshmërisë mund të vijë si pasojë e problemeve të shumta dentare (si për shembull tkurrja e dhëmbit).
Hunda bëhet më e madhe
Përgjithësisht, rritja e trupit ndalon në moshën 18- vjeçare. Megjithatë ekzistojnë disa pjesë të veçanta, përfshirë hundën, të cilat vazhdojnë të rriten e të rriten. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në indet e buta, muskuj dhe kërcet që formojnë hundën. Ndryshe nga kocka duhet të dini që kërci nuk ndalon së u zhvilluari.
Procesi përshpejtohet në moshën 50- vjeçare dhe vazhdon me të njëjtin ritëm deri 60 vjeç. Për më tepër, maja e hundës nis e përkulet me kalimin e viteve.
Qerpikët shkurtohen
Moskujdesi ndaj qepallave, problemet me tiroiden dhe alergjitë janë faktorët kryesorë që ndikojnë në gjatësinë dhe trashësinë e qerpikëve.
Sipas studimeve, më kalimin e viteve, 44% e burrave dhe grave vënë re se qerpikët bëhen më të shkurtër e të hollë.
Këmbët rriten po ashtu
Sipas ortopedëve, rrjedhja e kohës i shndërron këmbët në më të gjëra e të gjata. Kjo ndodh për shkak se vitet i dobësojnë ligamentet tona dhe detyrimisht lind nevoja për një palë këpucë në numër më të madh se pak vite më parë.
Shenjat zhduken
Jo më kot thuhet se koha zbeh gjithçka, përfshirë këtu qukat, aknet, e të tjera.
Perceptimi i ngjyrave ndryshon
Shkencëtarët amerikane vunë re se me rritjen në moshë ndryshon edhe perceptimi ndaj ngjyrave.
Pasi u krye një vëzhgim i 900 njerëzve të moshës 58-102 vjeçare u vu re se vitet krijojnë një efekt të çuditshëm në sy, atë të një filtri në nuancë të verdhë, që krijon vështirësi në dallimin e ngjyrave të përafërta si e purpurt me blu ose e verdhë me të gjelbër.
Shija e ushqimeve gjithashtu
Mos u habisni nëse vite më vonë do t’ju tërheqin ushqime që në rini refuzonit t’u dëgjonit edhe emrin. Jo më kot fasulet apo djathi i dhisë janë kaq të preferuar nga “të rriturit” dhe kaq “jo të shijshëm” për fëmijët apo adoleshentët.
Duhet të dini se ndryshimi i preferencave ushqimore te gratë ndodh në moshën 50- vjeçare, e ndërsa te burrat në moshën 60- vjeçare.
Burimi: Bright Side
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri