Gjatë javës së parë në një punë të re, ajo që bëni ose thoni mund të lërë përshtypje te kolegët apo drejtuesit tuaj
Sigurisht, me gjithë frikërat dhe ndjesitë e çuditshme, ju doni të siguroheni që gjithçka është mirë dhe të fitoni shpejt besimin e njerëzve me të cilët do të ndani një pjesë të mirë të ditës.
Por, nëse nuk i bëni këto shtatë gjëra, sidomos në javën e parë të punës së re, me siguri që do të fitoni “pikët” e duhura në profilin tuaj profesional.
1. Shkoni në punë me vonesë
Është normale që të mos keni shumë orientim për katin, ashensorin që do të merrni apo ku ta parkoni makinën në ditët e para të punës së re.
Të gjitha këto mund të bëhen pengesë për të qenë në orar në punë, por përpara se të lini një përshtypje të keqe të menaxheri/ja apo eprorët tuaj, sigurohuni që të dilni më herët nga shtëpia që të jeni në kohën e duhur në punë.
2. Krijoni idenë e një njeriu që i di të gjitha
Kur punësoheni në një pozicion të ri, njerëzit vlerësojnë kompetencat dhe përkushtimin tuaj. Të tregoni që keni siguri në gjërat që dini dhe thoni, do t’ju bëjë që të fitoni më shumë armiq se sa bashkëpunëtorë. Jini mendjehapur dhe kuriozë nëse doni të qëndroni gjatë në vendin e ri të punës.
3. Ju nuk luani atë “kartën e re”
Çfarë është “karta e re”? Një avantazh strategjik që punonjësit e ri duhet ta përdorin. Ju mund të bashkëpunoni me kolegë që nuk ju bindin, por kujdes me përshtypjen e parë që lini. Mos dërgoni të njëjtin mesazh tek të gjithë kolegët, mos flisni për të njëjtat tematika me të gjithë, personalizoni idetë dhe debatet dhe krijoni një profil unik tuajin.
4. Mos i “mbushni” njerëzit me informacion
Ekziston një kufi i qartë midis të qenit i/e përzemërt dhe asaj vijës së hollë të privatësisë. Sidomos me kolegët e rinj që nuk dinë asgjë për jetën tuaj. Ndaj, mos u bëni të bezdisur duke dhënë detaje, informacione të shumta, sidomos për aspektin personal.
5. Mos bëni thashetheme
Kur i bashkoheni një kompanie, afërmendsh ju po i bashkoheni edhe kulturës së saj. Thjesht dëgjoni më shumë për të qenë tërheqës në sytë e kolegëve të rinj dhe flisni pak. Kjo është shumë më serioze për profilin tuaj.
6. Nuk respektoni kodin e veshjes së kompanisë
Ajo që është e përshtatshme për t’u veshur për një punë, mund të mos jetë në një kompani tjetër. Xhinset, këmishat e bardha mund të jenë të papërshtatshme për një kompani ku lejohen vetëm veshjet e zeza, ndaj mësoni kodin e duhur të veshjes dhe respektojeni atë.
7. Mos u bëni të bezdisur me shefat
Pavarësisht raportit që ndërtoni me kolegët e rinj, marrëdhënia që krijoni me shefin/en është ndër më të rëndësishmet, citon Anabel.
Për të ndërtuar një themel besimi, ju duhet të përafroni stilin tuaj të komunikimit me atë të eprorëve, pavarësisht faktit se ata nuk ju takojnë shpesh për shkak të ngarkesës dhe angazhimeve. Kjo nuk do të thotë që puna juaj nuk vlerësohet dhe duhet të këmbëngulni për takim kokë më kokë! Thjesht, mos u bëni shumë të bezdisur! /Telegrafi/