LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja e plagosur në aksidentin e trenave në Greqi, flet xhaxhai: Në një moment komunikimi u ndërpre

Shqiptarja e plagosur në aksidentin e trenave në Greqi, flet xhaxhai: Në një moment komunikimi u ndërpre

Krenar Kulla, xhaxhai i shqiptares Olta Kulla të plagosur gjatë aksidentit të trenave në Greqi, ka zbuluar për Euronews Albania gjendjen shëndetësore të mbesës së tij.

Kulla the se mbesa ka thyer krahun dhe ka shembje në të gjithë trupin, Ai shtoi se janë me fat që është gjallë me atë që kanë parë në vendngjarje.

Duke u ndalur të deklarimet e mbesës, ai e cilësoi ngjarjen si një tmerr të vërtetë.


“Goca gjatë udhëtimit të saj nga Athina në Selanik ishte në komunikim të vazhdueshëm me të ëmën, në një moment komunikimi u ndërpre dhe ajo nuk u përgjigjej më thirrjeve. Filluam të bënim telefona të tjera dhe morëm vesh se kishte ndodhur aksidenti dhe u nisëm për në Larisa”, tha Kulla.

“Gjatë rrugës na dërgoi një mesazh zanor nga një mjeke që tha thjesht jam gjallë. Erdhëm këtu dhe pamë gjendjen që ishte. Vajza është në gjendje të mirë, por ka goditje dhe shembje të ndryshme në pjesë të ndryshme të trupit. Ka thyerje të krahut, i cili bë me sukses dhe me sa na panë sytë jemi me fat”, tha ai.

“U mundova të mos ia rikujtoja, por nga sa më tha ishte një tmerr i vërtetë. Filloi të qante përsëri dhe nuk doja kurrësesi ta pyesja për detaje”, tha xhaxhai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori