Shqiptari me tre emra, më i kërkuari në Angli

Televizioni britanik BBC, në seksionin e tij ‘Crimewatch’ e cila merret me publikimin e rasteve kriminale të rënda në Britaninë e Madhe ka nxjerrë edhe foton e një shqiptari duke kërkuar ndihmën e britanikëve për kapjen e tij.
Personi në kërkim është Genci Koburi ose siç njihet ndryshe Ari Goburi apo Aleksis Kordaas. Ai është arrestuar pas sherrit që shkaktoi në një ‘pub’ ne Mançester ku mbetën të plagosur rëndë tre persona.
Ai po hetohej në gjendje të lirë pasi pagoi një garanci, por më pas është zhdukur. Në njoftimin e ‘Crimewatch’ thuhet se ai është 42 vjeç nga Shqipëria dhe me lidhje të shumta në Wiltshire dhe Mançester.
Nga
Telegrafi
14/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































