Komisioni Evropian do të miratojë më 9 nëntor 2016 vendimin historik për hapjen e negociatave me Shqipërinë, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime zyrtare në Bruksel, të cilat pohojnë se “Shqipëria pritet të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave por me kusht, rezultate konkrete nga reforma në drejtësi”.
Metodologjia do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, ku për secilin nga kapitujt do të vlerësohet progresi i bërë. Burime zyrtare nga Brukseli pohojnë për “BalkanWeb” se “ligji i vetting-ut i dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike nuk do të jetë pengesë për dhënien e rekomandimit, pasi me reformën në drejtësi, është plotësuar kushti kryesor për të dhënë rekomandimin pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave”.
Pas publikimit të raportit pritet që në dhjetor të votohet në Këshill. Do të jenë vendet anëtare ato që do të vendosin nëse Shqipëria do të hapë negociatat apo jo. Marrja e një rekomandimi pozitiv për Shqipërinë është arritja e dytë më e madhe pas marrjes së statusit të vendit kandidat në vitin 2014.
Tashmë, Shqipëria është një hap i madh përpara në procesin e integrimit, ndërkohë që zbatimi i reformës në drejtësi, pra rezultatet e para të saj duket do të jenë kushtet që do të kërkojë në vijim Bashkimi Evropian për të çelur negociatat.
Qeveria shqiptare nga ana e saj ka kërkuar që zbatimi i reformës në drejtësi të bëhet përmes procesit të integrimit, pasi kapitujt që do të hapen të parët do të jenë 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.
Ky vendimi i BE-së për të dhënë rekomandimin pozitiv këtë vit, lidhet edhe me zgjedhjet që do të bëhen në shumë prej vendeve anëtare, veçanërisht në Gjermani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë