Djali më i vjetër i El Chapo kishte shkuar për të shpëtuar vëllanë e tij të vogël duke orkestruar dhunën që i detyroi autoritetet meksikane ta lirojnë atë, thotë një raport i ri.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy – Ivan Archivaldo Guzman, 39 vjeç, dhe vëllai Ovidio Guzman Lopez, 28 vjeç, u tha se u tentua të arrestoheshin të enjten kur 35 trupa bastisën një shtëpi në Culiacan, në shtetin Sinaloa të Meksikës.
Siç bëhet e ditur tutje, autoritetet meksikane donin të arrestonin Ovidio me një kërkesë ekstradimi të vitit 2018 nga SHBA.
Por, burime të New York Times kanë thënë se pasi Ivan u kap gjatë bastisjes, “shokët e tij” shin në gjendje të mposhtnin trupat shpejt dhe të fitonin lirimin e tij.
Ivan u tha se kishte organizuar atë që do të bëhej shfaqja e forcës që e ktheu Culiacan-in në një zonë të luftës urbane për tetë orë, të gjitha në një përpjekje për ta liruar vëllanë e tij. Ai mbajti peng disa prej trupave.
Kështu autoritetet u detyruan përfundimisht të lëshonin Ovidio pasi e gjetën veten të pafuqishëm gjatë shkëmbimit të egër me pjesëtarët e Sinaloa Cartel, nga ky mbetën tetë të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur.
Autoritetet pranuan të Premten se trupat e lanë Ovidio të shkonte pasi tetë anëtarët e tyre u mbajtën peng.
Trupat ishin gjithashtu të rrethuar nga armiqtë dhe nuk kishte një strategji të qartë daljeje për ta.
“U morën vendime që unë i mbështesja, që unë i miratoja sepse situata u kthye shumë keq dhe shumë qytetarë ishin në rrezik, u vendos që të mbrohej jeta e njerëzve”, ka thënë presidenti Andrés Manuel López Obrador në një konferencë të premten.
“Ju nuk mund ta vlerësoni jetën e një keqbërësi më shumë sesa jetën e njerëzve”.
Avokati i El Chapo, Jeffrey Lichtman, i tha New York Post të premten se urdhri i arrestit për Ovidio – i cili nisi sulmin e ditës dhe dhunën pasuese – origjinën e ka nga një gjykatës federal në Uashington, DC.
Lichtman tha që Ovidio është ‘i sigurt dhe jo në paraburgim’, por vuri në dukje se ishte ‘e paqartë se çfarë ndodhi saktësisht’.
Sipas DailyMail, Ovidio dhe vëllai Joaquin Guzman Lopez u paditën në vitin 2018 në Uashington, së bashku me një vëlla të katërt, me akuzën e trafikimit të kokainës, metafetaminës dhe marihuanës.
Aktakuza u zbulua në 13 shkurt dhe mbuloi periudhën nga prilli 2008 deri në prill 2018. Në atë kohë, babai i vëllezërve, El Chapo, po drejtonte kartelin Sinaloa me Ismael ‘El Mayo’ Zambada.
El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet nga një gjykatës federal i Bruklinit në korrik, pasi u dënua për akuza të shumta, përfshirë trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe komplotin e vrasjeve.
Tani karteli thuhet se drejtohet nga dy djemtë e tjerë të El Chapo, Ivan dhe Jesus Alfredo Guzman, së bashku me Zambada. /Telegrafi/