Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar dakordimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, për të implementuar ankesin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.
Ahmeti ka shkruar se bota është ironike.
“Sendin që e ke kundërshtu më së shumti ironia të shtinë me implementu vetë. Por përveç këtyre ende insistoj që marrëveshja është e mirë dhe ka qenë e domosdoshme”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Bota është ironike. Sendin që e ke kundërshtu më së shumti ironia të shtin me implementu vetë. Por pervec këtyre ende insistoj që marrëveshja është e mirë dhe ka qenë e domosdoshme.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 18, 2023
Ai ka vazhduar me komentimin e rezultateve të këtij takimi në Ohër.
Në një postim tjetër, ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-bashkëpunëtori i Kurtit ka shkruar se “Ata që dojshin me bo këmbim i çun në Hagë; Këta që e kundërshtojshin i shtinë me implementu;
Tjerët në debate; Hajt natën e mirë!”
Deklaratat e Ahmetit nuk kanë përfunduar këtu, ai me një postim tjetër të radhës në Twitter ka shkruar se “Të parët e sulmojnë si Zajednicë, e mbrojnë si vetëmenaxhim! Te dytët e sulmojmë si vetëmenaxhim, e mbrojnë si asociacion! Përfundim, krejt e sulmojnë e krejt e pranojnë. Në fund të fundit, Vegeta!”
Ahmeti ka vazhduar edhe me një tjetër postim ironik, duke thënë se “fonti në tekst koka i mirë për neve”.
“Leni detajet e parëndësishme. Shumë mirë që kemi lëviz prej stagnimit. Shumë mirë që Serbia është një hap më afër pranimit të realitetit. Ka edhe anë negative por preferoj ti shoh pozitivet”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/