LAJMI I FUNDIT:

Shoqata “Miqtë e Amerikës” feston ditëlindjen e Bill Clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës” feston ditëlindjen e Bill Clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës” do të kremtojë sot ditëlindjen e 73-të të mikut të madh të shqiptarëve e mbarë njerëzimit, ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Në ngjarjen që mbahet në zyrat e shoqatës, janë ftuar personalitete të larta shtetërore, deputetë, artistë, gazetarë, sportistë e miq të shoqatës, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate, e cila sqaron se për shkak të hapësirës nuk ka pasur mundësi të ftojë shumë personalitete.

E veçanta e kësaj ngjarje është se kryetari i shoqatës Agim Rexhepi gjatë prononcimit do të jetë i veshur me veshje nacionale.


“Ky veprim është reagim ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vitin e kaluar më 20 gusht, në Soçi të Rusisë në konferencën me media pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, ku e ka potencuar festimin e ditëlindjes që e kemi bërë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ish-presidenti Bill Clinton mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s, event ky i organizuar në muajin qershor në Prishtinë.

Ai deklaroi se Kosova është krenaria e tij dhe se e do shumë këtë vend.

Në fjalën e tij Clinton veç tjerash tha se ‘është i lumtur që bashkë me Albright, Clark dhe të tjerët e ndalën spastrimin etnik në Kosovë’.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori