Një shofer i një Lamborghini u la i turpëruar pasi supervetura e tij ndaloi së punuari dhe duhej të shtyhej.

Madje, çfarë u ka rënë në sy dëshmitarëve, ka qenë fakti se ishin policët dhe një burrë tjetër që u desh të shtynin veturën 300 mijë dollarëshe përmes një rruge në Londër, përcjell Telegrafi.


xx1 7

Shoferi veturës luksoze thuhet gjithashtu se disi kishte tentuar të “fshihej”.

xx2 4

Por dëshmitarët nuk kanë kursyer talljet me veturën që thuhet se arrin shpejtësinë 218 km/orë, duke u dashur të shtyhet përmes një prej zonave më të shtrenjta të Londrës.

xx3 3

Dëshmitari që ka publikuar fotografitë ka thënë se shumë njerëz u ndalën të shikojnë skenën e pazakontë - dhe se 'të gjithë po qeshnin'. /Telegrafi/

xx4 2