LAJMI I FUNDIT:

Shkup, pranohet aktakuza për lëndën “Titanik” të PSP-së

Shkup, pranohet aktakuza për lëndën “Titanik” të PSP-së

Këshilli për vlerësimin e aktakuzave pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 e ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për lëndën “Titanik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata bën të ditur se në pajtim me sistemin elektronik AKMIS është procesuar lënda për më tutje.

Përndryshe, kjo është lënda e parë e PSP-së dhe ka të bëjë me dhjetëra vepra që ndërlidhen me parregullsi zgjedhore. Të akuzuar janë ish-funksionarët Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, dhe Gordana Jankulloska./Telegrafi/