Site icon Telegrafi

Shkoi pas qenit, burri futi veten në telashe – momenti kur u shpëtua me helikopter nga ujërat “e trazuara” në një lumë të Los Anxhelosit

Një burrë është shpëtuar nga ujërat e trazuara në lumin Los Anxhelos, pasi një ekuipazh helikopteri erdhi në shpëtim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në pamjet e shpërndara nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, ai mund të shihet duke u ngritur nga uji që lëviz me shpejtësi, përpara se të dërgohej në spital.

Burri kishte hyrë në ujë për të shpëtuar qenin e tij, por vetë u fut në telashe.

Qeni arriti të shpëtonte duke notuar.

Lumi zakonisht i qetë i Los Anxhelosit “u gjallërua nga shiu historik” të hënën ndërsa moti ekstrem mbuloi Kaliforninë Jugore.

Mbi 1.4 milionë njerëz në Los Anxhelos ishin nën një paralajmërim për përmbytje të shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version