LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija shpreh pakënaqësi për arbitrimin, ankohet për kartonin e kuq në ndeshjen e fundit

Shkëndija shpreh pakënaqësi për arbitrimin, ankohet për kartonin e kuq në ndeshjen e fundit

Shkëndija ka reaguar përmes një komunikate për gabimet e arbitrimit. 

Skuadra tetovare ka shprehur pakënaqësitë për arbitrimin pas barazimit ndaj Makedonija Gjorçe Petrov të luajtur në fundjavë në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Maqedonisë.

Tetovarët theksojnë se janë të dëmtuar vazhdimisht nga arbitrat dhe kjo ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në renditjen tabelare.


KOMUNIKATA E PLOTË E SHKËNDIJËS:

KF Shkëndija shpreh pakënaqësinë e thellë për ndikimin e gabimeve të arbitrave në rezultatet e ndeshjeve të këtij sezoni dhe jo vetëm. Klubi ka vërejtur se këto gabime po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në renditjen e tabelës dhe po e dëmtojnë të drejtën tonë për të garuar në kushte të barabarta me rivalët. 

Në ndeshjen e fundit kundër Makedonija Gj.P., na është dhënë një karton i kuq në mënyrë të dyshimtë, duke vazhduar serinë e vendimeve të diskutueshme që kemi përjetuar në ndeshjet e mëparshme me Vardarin dhe Strugën dhe jo vetëm, që na bëjnë të besojmë në një tendencë dashakeqe kundër klubit tonë. Këto vendime kanë sjellë rezultate jo të merituara, për karshi cilësisë së reflektuar në lojë dhe impenjimit maksimal të lojtarëve dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në pozitën tonë në renditje. 

Shkëndija bën thirrje të forta për organet kompetente të futbollit në Maqedoni për të marrë masa të menjëhershme dhe të rëndësishme për të rregulluar këtë situatë të pakëndshme. Ne besojmë se në fazën finale të kampionatit, është thelbësore që të gjitha skuadrat të kenë mundësi të barabarta dhe të garojnë në një mjedis të drejtë dhe të paanshëm. 

Me respekt, 

KF Shkëndija

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori