Agim Ibraimi është larguar përfundimisht nga Shkëndija e Tetovës.
Pas një viti e gjysmë qëndrim tek kuqezinjtë, Ibraimi ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Ka qenë vetë klubi i madh shqiptar që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare kanë njoftuar shkëputjen e kontratës.
Megjithatë arsyet nuk janë bërë të ditura, te Shkëndija raportojnë se në këtë moment ndarja ka qenë interes i të dy palëve.
Përkundër ndarjes nuk bëhet e ditur e ardhmja e Ibraimit, por vështirë se ajo do të jetë në Maqedoninë e Veriut.
31-vjeçari ka bërë një karrierë të gjatë nëpër klube të njohura si Cagliari, Maribor, Eskisehirspor, Astana e Domzale.
Njoftimi i plotë nga klubi kuqezi:
Agim Ibraimi nuk është më pjesë e kuqezinjve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.
KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me Agim Ibraimin. Kryesia dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve.
KF Shkëndija me këtë rast falënderon Agim Ibraimin për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e kuqezinjve, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.
/Telegrafi/